Më 22 qershor, gazetarët e Bild-it gjerman u gjendën të rrezikuar nga të shtënat e rusëve në dalje nga Lysychansk (rajoni i Luhansk).
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, reporteri i Bild, Paul Ronzheimer, së bashku me fotografin Giorgos Moutafis dhe Vadym Moisenko, u vunë nën zjarr teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Lysychansk, i cili është rrethuar pothuajse plotësisht nga ushtria ruse.
Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk u lëndua.
Megjithatë, vetura e tyre ka pësuar një dëmtim, përkatësisht asaj i është thyer një xham.
“Sulmi tregon edhe një herë se ushtria ruse nuk bën dallime midis objektivave ushtarake dhe civile, por thjesht bombardon gjithçka”, ka thënë Ronzheimer.