Ushtria serbe në këmbë, kërcënojnë Kosovën: Çfarë po ndodh në kufi, NATO paralajmëroi ndërhyrjen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Serbia vijon të kërcënojë Kosovën me “përdorim të ushtrisë nëse do të jetë nevoja” pavarësisht paralajmërimit të qartë të NATO-s ndaj regjimit të Vuçiçit që të mos tentojë prishjen e paqes në rajon.

Kështu, gjatë ditë së sotme, Ministria e Mbrojtjes në Serbi ka njoftuar se forcat e saj ushtarake janë vënë në gatishmëri të lartë pranë kufirit me Kosovën, raporton abcnews.al.

Sipas njoftimit shefi i shtabit të përgjithshëm i Forcave të armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviç, ka vizituar sot Forcat e armatosura serbe të angazhuara , sipas

Serbisë në kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore dhe sigurimin e vijës kufitare me Kosovën.

Gjatë vizitës në bazat e forcave ushtarake afër kufirit me Kosovën shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë shoqërohej nga komandanti i

Forcave Tokësore, gjeneral Milosav Simoviç, shefi i Drejtorisë Operative (J-3) Želimir Glišoviç, dhe shefin e Drejtorisë së Logjistikës (J-4), gjeneralmajor Srđan Petkviç.

Kujtojmë se një javë më parë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë u tensionuan, pasi Prishtina vendosi të zbatonte ligjin për reciprocitetin e targave mes dy vendeve .

Ky vendim nuk u prit mirë nga Serbia, e për pasojë në veri të Kosovës nisën situata që kujtonin fillimin e një lufte.

Si rrjedhojë qeveria e Kosovës vendosi të pezullojë përkohësisht për një periudhë 30 ditore masën e reciprocitetit më Serbinë.

Share This Article