Ushtria shqiptare stërvitje të përbashkët me ushtarët britanikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat Speciale shqiptare demonstruan aftësitë e tyre më të mira në stërvitjen e përbashkët me kolegët e tyre britanikë nga Batalioni i Dytë i Regjimentit të Dukës së Lankasterit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe ndërtimi i marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet aleatëve të NATO për qëllimet tona të përbashkëta strategjike.

Për gati 3 javë trupat shqiptarë dhe britanikë shkëmbyen përvojën dhe përmirësuan bashkëpunimin mes tyre në planëzim, zbulim special, armatim, xhenio, shëndetësi, patrullim, luftim me kundërshtarin, goditje objekti etj./ATSH/

Share This Article