Ushtria turke pajiset me dronë të rinj, karakteristikat e tyre janë mbresëlënës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria turke e Mbrojtjes ka publikuar fotografitë nga ceremonia e dorëzimit të dronëve të rinj, që i janë dorëzuar Komandës së Aviacionit të Turqisë.

Pas dorëzimit, inventari i dronëve të marinës turke u rrit dukshëm, dy Aksungur UCAV, dhjetë TB2-Bayraktar UCAV, katër ANKA-S UAV dhe katër ANKA-B UAV.

Kreu i forcave ajrore turke, Temel Kotil, tha gjatë një interviste dhënë në shkurt të këtij viti, se gjithsej 5 Aksungur UCAV janë dorëzuar dhe do të përdoren nga marina turke-forcat ajrore dhe për misione speciale.

Marina turke ka siguruar Aksungurin e parë në tetor të vitit ë kaluar. E tani ka rritur kapacitetet. Aksungur mund të përdoret për misione të ndryshme, vëzhgim, misione sulmuese dhe ka fleksibilitet operacional.

Më poshtë ju sjellim karakteristikat e dronëve të ushtrisë turke:

Aksungur:

Gjerësia e krahëve: 24 metra

Gjatësia e trupit: 11.6 metra

Qëndrueshmëria në ajër: 50 orë fluturimi, 750 kilogramë arsenal

Motori: 2 x PD-170 turbo-diesel (170 kuaj-fuqi secili prej motorëve)

Pesha e përgjithshme 3300 kilogramë

Anka:

Gjerësia e krahëve: 17.5 metra

Gjatësia e trupit: 8.6 metra

I lartë: 3.25 metra

Qëndrueshmëria në ajër: mbi 30 orë, mbi 350 kilogramë arsenal

Motori: 1 x PD-170 turbo-diesel

Pesha e përgjithshme: 1700 kilogramë.

Share This Article