Ushtria ukrainase ngre alarmin: Trupat ruse po “rrethojnë” Kievin! Sirenat “pushtojnë” kryeqytetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria ukrainase ka thënë se trupat ruse po vazhdojnë të avancojnë drejt kryeqytetit, Kievit.

“Përpjekjet kyçe të pushtuesve janë të koncentruara në rrethim të Kievit”, ka thënë ushtria ukrainase në raportin e mëngjesit.

Në të nuk janë dhënë hollësi për luftimet brenda qytetit. Autoritetet e Kievit kanë lëshuar sirenat disa herë gjatë mesnatës dhe banorëve u është thënë që të strehohen në vende të sigurta.

Sipas autoriteteve ukrainase, trupat ruse janë larguar nga baza strategjike ajrore, Hostomel, në perëndim të Kievit.

Qyteti jugor Mariupol është plotësisht i rrethuar, kanë thënë ata, duke shtuar se trupat ruse “kanë shënuar avancim të rëndësishëm teknik”.

Share This Article