• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Ushtrisë së varfëruar të Putinit po i mbaron koha

Ushtrisë së varfëruar të Putinit po i mbaron koha

by albnews
24 March, 2022
in Bota
0
8
VIEWS

Nga Sean Rayment

“Spectator”

Ka një fjalë të urtë shumë të dobishme që përdoret shpeshherë nga gjeneralët në kohë lufte: asnjë plan nuk i mbijeton dot kontaktit me armikun. Duket se deri më tani plani i Vladimir Putin, nuk i mbijetoi as kontaktit me trupat e tij.

Udhëheqësi rus ka kombinuar një llogaritje të gabuar strategjike me marrëzinë taktike në një shkallë të paprecedentë të parë kohët e fundit. Katër javë pas nisjes së “operacionit special ushtarak”, gjeneralët e tij nuk kanë arritur asnjë nga objektivat e tyre të planifikuar. Përparimet në të gjitha frontet kanë ngecur, dhe nuk është fituar asnjë betejë vendimtare. Madje ka pasur raporte (aktualisht të paverifikuara) për njësi ruse të rrethuara nga forcat ukrainase pranë Kievit. Rusia nuk ka fituar ende epërsi ajrore, dhe ka dështuar të pushtojë plotësisht një qytet të madh.

Të dhënat e fundit të viktimave nga Ukraina, pretendojnë se 12.814 ushtarë rusë janë vrarë në aksion, 4 prej të cilëve janë gjeneralë. Po ashtu mendohet se janë eliminuar rreth 5000 mercenarë. Numri i të plagosurve mund të jetë gjithashtu deri në 40.000.

Sa i përket armatimeve, Rusia ka humbur më shumë se 1.400 automjete të blinduara, 1.470 tanke, 96 avionë dhe 118 helikopterë. Edhe pse thuhet se Moska është në gjendje ta durojë dhimbjen si asnjë vend tjetër, dhe ka një numër të madh rekrutësh, kaq shumë viktima në vetëm 4 javë janë një dramë e vërtetë.

Në Afganistan, rusët humbën 14.000 trupa në 10 vjet, dhe ai konflikt ndihmoi në afrimin e rënies së Bashkimit Sovjetik. Sa për krahasim, britanikët dhe SHBA humbën rreth 7.500 ushtarë në luftërat e Irakut dhe Afganistanit.

Burimet ushtarake të Putinit që po shterojnë me shpejtësi, mund të shpjegojnë gjithashtu edhe thirrjen që luftës t`i bashkohen mercenarët nga Siria, si dhe përdorimi i raketave hipersonike. Por kjo mund të jetë pjesërisht një përpjekje për ta paralajmëruar NATO-n që të ruajë distancën.

Një ditë pasi Putin nisi pushtimin e tij në Ukrainë, gjenerali James Everard, ish-zëvendëskomandant suprem i Aleatëve për Evropën, tha se ai priste që presidenti rus ta përfundonte luftën brenda 21 ditëve. Ai parashikoi që shumë nga mbrojtësit e guximshëm të Ukrainës do të eleminoheshin shumë shpejt.

Por ky konflikt është kthyer në një bumerang për Rusinë, duke iu kthyer taktikave mesjetare, siç u pa edhe me shkatërrimin e qytetit Mariupol. Pavarësisht rritjes së numrit të viktimave të civilëve, Ukraina nuk është e gatshme që të dorëzohet. Një sfidë e tillë e ka futur Putinin në telashe.

Shefi i Kremlinit e sheh tani veten përfshirë në një konflikt pa një lojë fundore të arritshme, dhe të cilin ai nuk mund ta fitojë. Pra në një gjendje jo shumë të ndryshme nga pushtimi sovjetik i Afganistanit në vitin 1979. Ushtritë mund t’i fitojnë luftëra vetëm nëse ushtarët e tyre janë të përgatitur për të luftuar, nëse morali i tyre është i lartë, dhe nëse janë të pajisur siç duhet dhe të mirë-trajnuar.

Por më e rëndësishmja, ushtarët duhet të besojnë tek kauza. Duket se pak, në mos asnjëra, nga këto pika mund të gjendet tek ushtarët rusë. Brenda disa ditësh nga fillimi i konfliktit, këta të fundit filluan të braktisnin tanket dhe automjetet e blinduara, ose sepse ishin prishur ose se kishin mbetur pa karburant.

Po ashtu, ka pasur raporte për rebelim dhe ushtarë rusë që e qëllojnë veten në këmbë, në mënyrë që të mos luftojnë në front. Trupat ruse të kapur rob janë filmuar duke u telefonuar të përlotur nënave të tyre në Rusi, duke shpjeguar se ishin gënjyer nga eprorët dhe se tani duan të rikthehen në shtëpi.

Gjatë konfliktit në Irak dhe Afganistan, ushtarët britanikë e dinin që nëse plagoseshin, mund të prisnin të merrnin një trajtim mjekësor cilësor brenda një ore. Ata që ndërronin jetës për shkak të plagëve nderoheshin me funerale ushtarake. Në të kundërt, krematoriumet e lëvizshme që raportohet se shoqërojnë trupat ruse në Ukrainë, janë të gatshme që t’i asgjësojnë të vdekurit.

Më keq akoma, shumë rekrutë rusë të vdekur dhe të plagosur janë braktisur në fushën e betejës. Të gjitha këto dështime të tmerrshme, shërbejnë vetëm për ta zbehur më tej moralin tashmë të brishtë të trupave ruse. Gjeneralmajori britanik Jonathan Shaw, ish-drejtor i Forcave Speciale në Ushtrinë Britanike, beson se dështimet e shumta taktike vijnë kryesisht për shkak të kultivimit të bindjes së verbër ndaj urdhrave mbi iniciativën vetjake.

Ndaj çdo ushtar thjesht bën atë që i thuhet. Një sjellje tipike e epokës sovjetike që ekziston ende sot. Një bindje e tillë prej skllavi ndaj urdhrave, thotë Shaw, shpjegon edhe arsyen pse kolona ruse mbi 60 km e gjatë u ndal në veri të Kievit. Askush nuk pati guximin apo iniciativën që të sugjeronte një plan alternativ, si për shembull ndryshimi i llojit të gomave në automjetet e blinduara, në mënyrë që të mund të operonin jashtë rrugëve automobilistike.

Edhe jeta e një rekruti rus është e mjerueshme. Ata paguhen rreth 23 paund në muaj dhe kushtet e jetesës janë të tmerrshme. Ngacmimi i rekrutëve nga ushtarakët e gradave të larta është i shumë–përhapur dhe brutal. Historia na tregon se ushtritë e mbushura me rekrutë, priren të mos fitojnë luftëra, nëse nuk luftojnë për mbijetesë kombëtare.

Shembulli kryesor është SHBA-ja në Vietnam, por edhe konflikti rus në Afganistan. Ndikimi i korrupsionit të institucionalizuar brenda Rusisë, ka gjithashtu ndikimin e tij. Edhe pse vitin e kaluar u shpenzuan zyrtarisht mbi 60 miliardë dollarë për forcat e armatosura, miliona rubla u vodhën nga zyrtarët e korruptuar duke i lënë pa furnizim tanket, avionët dhe sistemet raketore.

Gjenerali Richard Dannatt, që ka shërbeu si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë britanike në vitet 2006-2009, argumenton se Mbretëria e Bashkuar dhe pjesa tjetër e NATO-s e kishin vlerësuar “më shumë sesa duhet” ushtrinë ruse kohët e fundit.

“Kjo luftë ka treguar se paaftësia e tyre për të kryer një operacion të madh me përdorimin e të gjitha armëve, dhe të mbështetur siç duhet nga një logjistika e mirë. Për më tepër, udhëheqja e trupave ruse në fushën e betejës ka qenë e tmerrshme. Mungesa e arsyeve të shpjeguara qartë për operacionin ndaj trupave të tyre ka qenë në kufijtë e kriminelit, duke u kërkuar të rinjve të rrezikojnë dhe të humbin jetën e tyre pa e ditur arsyen”- tha ai.

Edhe nëse gjeneralët rusë do t’ia dalin të riparojnë gabimet e tyre dhe lufta në Ukrainë shndërrohet në një fitore mahnitëse, forcat e armatosura ruse janë tashmë në një pozitë të dobësuar. Nëse Putini do të tërhiqej që nesër nga Ukraina, do të duheshin muaj përpara se gjeneralët rusë të ishin në gjendje të nisnin një tjetër ofensivë të madhe, qoftë kundër Polonisë, shteteve baltike, Bullgarisë apo Finlandës, vende që janë kërcënuar nga Moska javët e fundit.

E panjohura në gjithë këtë situatë është paparashikueshmëria e Putinit. Ai mund ta përshkallëzojë fushatën deri tani të dështuar ushtarake në Ukrainë, dhe të provojë diçka të ngjashme diku tjetër në Evropë, dhe mund të përdorë armë nukleare taktike apo armët kimike.

Siç më tha kohët e fundit një burim i nivelit të lartë në Ministrinë britanike të Mbrojtjes: “Kushdo që thotë se e di se çfarë do të bëjë Putini më pas, është në thelb duke hamendësuar”. Kjo nuk do të thotë se Putini nuk përbën më një kërcënim. Por ai e pushtoi Ukrainën për t’u marrë seriozisht nga Perëndimi dhe dështoi. Perëndimi nuk duhet të ketë më frikë prej tij.

Shënim: Sean Rayment, ka qenë kapiten në Regjimentin e Parashutistëve në fundin e viteve 1980 në ushtrinë britanike. Si korrespondent i mbrojtjes, ai ka raportuar për luftërat në Ballkan, Irak, Afganistan, Gjirin Persik dhe Afrikë.

Previous Post

Stoltenberg: Përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të ndryshonte rrënjësisht konfliktin

Next Post

Një muaj nga pushtimi rus, Ukraina fiton terren, në Chernihiv s’ka më vend për varre

albnews

albnews

Related Posts

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat
Bota

Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë
Bota

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Next Post
Një muaj nga pushtimi rus, Ukraina fiton terren, në Chernihiv s’ka më vend për varre

Një muaj nga pushtimi rus, Ukraina fiton terren, në Chernihiv s’ka më vend për varre

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4704 shares
    Share 1882 Tweet 1176
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2394 shares
    Share 958 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM