Ushtruan dhunë dhe abuzuan me pacientët e psikiatrisë, 15 të arrestuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

15 punonjës të një spitali psikiatrik në Itali, mes të cilëve mjekë, infermierë dhe ndihmës janë vënë në pranga nën akuzën e keqtrajtimit dhe abuzimit seksual ndaj 25 pacientëve të kësaj strukture spitalore.

Hetimet e prokurorisë së Foggias zbuluan se ndaj 25 pacientëve, kryesisht femra të moshës 40-60 është ushtruar dhunë dhe janë abuzuar prej një kohe të gjatë, duke përfituar nga paaftësia e tyre fizike apo mendore.

Mësohet se hetimet kanë nisur prej verës së kaluar, ndërkohë që policia ka ushtruar kontroll në banesat e shtetasve të arrestuar. Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së spitalit të cila kanë filmuar pamjet e dhunës që do të ndihmojë në vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.

Share This Article