Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka shënuar sërish me fanellën e Ferencvaroshit.
Ai shënoi golin e tretë në minutën e 87-të në fitoren 3:1 ndaj Ujpestit.
Kjo ndeshje e zhvilluar të dielën i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit të Hungarisë.
Për Uzunin është goli i dytë në kampionat, ndërsa i 12-ti në total këtë sezon.