ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin 6 hours ago
Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë 6 hours ago
Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve 6 hours ago
Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim 6 hours ago
Jim Carrey, nga 20 milionë dollarë për film në zhdukje nga Hollywood-i/ Historia e rënies së një ylli dhe tragjeditë që e ndoqën 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith martohet në Spanjë

albnews by albnews
22 October, 2025
in Show - Biz
0
Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith martohet në Spanjë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vajza e aktorit të famshëm Antonio Banderas dhe aktores Melanie Griffith, Stella Banderas, u martua të shtunën, më 18 tetor, në një ceremoni madhështore të zhvilluar në manastirin Retuerta Le Domaine Abbey, në Valladolid të Spanjës.

Aktorin 65-vjeçar e pushtuan emocionet, teksa e pa vajzën e tij të vetme të veshur si nuse. “Të shoh vajzën time të veshur si nuse është një nga momentet më të bukura të jetës sime. Do të jem babai i nuses, dhe këtë rol e marr përsipër me gjithë emocionin e botës,” – u shpreh Banderas për revistën ¡Hola! pak para dasmës.

RelatedPosts

Jim Carrey, nga 20 milionë dollarë për film në zhdukje nga Hollywood-i/ Historia e rënies së një ylli dhe tragjeditë që e ndoqën

Asgjë tjetër nuk ka funksionuar – kështu që Starmer dhe Reeves më në fund po tregojnë të vërtetën për Brexit-in

Jean Paul Sartre ishte i pari fitues i cili vullnetarisht refuzoi Çmimin Nobel në Letërsi

Stella dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Alex Gruzinski, u fotografuan duke mbajtur duart dhe duke buzëqeshur. Nusja dukej e mrekullueshme me një fustan dantelle me supe të hapura, ndërsa dhëndri kishte zgjedhur një smoking klasik të zi. Antonio Banderas u pa duke ngritur gotën për të përshëndetur të sapomartuarit, i veshur me një kostum elegant të zi dhe papion.

Aktori shpjegoi edhe arsyen pse vajza e tij zgjodhi të martohej në Spanjë, duke theksuar se ky vendim e mbushi me krenari: “Ajo ndihet andaluziane, edhe pse është rritur në SHBA. Kjo është mënyra e saj për t’u rilidhur me rrënjët dhe për të ndarë atdheun e saj me bashkëshortin dhe familjen e tij,” – tha Banderas.

Sipas ¡Hola!, në dasmë ishin të pranishme edhe vajzat e Michelle dhe Barack Obama, gjysmëmotra e Stellës, Dakota Johnson, gjyshja e saj, aktorja legjendare Tippi Hedren, si dhe Trudy Styler, producentja, regjisorja dhe bashkëshortja e këngëtarit Sting.

Ngjarja u zhvillua në fshehtësi të plotë, me masa të rrepta sigurie. Të ftuarve u ndaluan telefonat celularë, ndërsa stafi nënshkroi marrëveshje konfidencialiteti. Në ceremoni morën pjesë rreth 200–250 persona dhe festimet përfshinë kokteje në natyrë, një drekë zyrtare dhe një festë me muzikë live dhe bar të hapur.

Stella Banderas kishte njoftuar fejesën e saj në gusht 2024 përmes Instagram-it, duke publikuar foto të propozimit romantik. Në imazhe, ajo tregonte unazën me gur solitar që i dhuroi Alex, duke shkruar: “Do ta kaloj pjesën tjetër të jetës sime me personin tim të preferuar në Tokë!”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

22 October, 2025
Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë

Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë

22 October, 2025
Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

22 October, 2025
Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim

Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim

22 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result