Vajza transgjinore e Elon Musk ka aplikuar për të ndryshuar ligjërisht emrin dhe gjininë e saj, duke thënë se ajo nuk dëshiron më “të jetë e lidhur me babanë biologjik në asnjë mënyrë apo formë”.
18-vjeçarja ka kërkuar që të njihet si femër dhe të ketë emrin Vivian Jenna Ëilson. Ajo njihej si Xavier Alexander Musk.
Peticioni si për ndryshimin e emrit ashtu edhe për një certifikatë të re lindjeje u depozitua në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit në Santa Monica.
Kërkesa e saj është paraqitur në dokumentet gjyqësore të depozituara në prill, të cilat kanë dalë në dritë vetëm së fundmi.
Nuk kishte asnjë detaj tjetër të përçarjes së dukshme midis vajzës së Musk dhe babait të saj.
Sipërmarrësi i Tesla dhe SpaceX ende nuk ka komentuar.