Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa fejohet në Hagë: E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti babi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vajza e Jakup Krasniqit, Gersa është fejuar me partnerin e saj, Sadik Mehmeti në Hagë, aty ku babai i saj po gjykohet tash e dy vite.

Lajmin e fejesës e ka bërë të ditur vet Gresa përmes një postimi emocional në Instagram.

Në shkrim ajo thotë se i kisha premtuar që pavarësisht padrejtësive që do iu sjell jeta, festat do i bënin bashkë.

“E fejuar. E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti babi, se të kisha premtuar që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash ditën që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi! E jotja, Gresa”, ka shkruar ajo në postimi.

Kujtojmë që Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së po gjykohet për krime lufte nga Gjykata Speciale bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Share This Article