Në familjen e Steven Spielberg tashmë bën pjesë edhe një shqiptar. Vajza e regjisorit të famshëm është fejuar me një djalë me origjinë shqiptare dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë e bija e Spielberg.
“Jam e fejuar! Jam shumë e emocionuar që do ta jetoj jetën me mikun tim më të mirë! Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Te dua shumë”, shkruan Destry Allyn Spielberg. Kjo e fundit ka zgjedhur për partner jete Genc Legrand, i cili ushtron momentalisht prefesionin e aktorit. Genci, ndonëse i lindur në Zvicër, është me origjinë nga Tetova. Çifti janë moshatarë (23 vjeçarë) dhe janë njohur në vitin 2017. Ata po jetojnë ditët më të bukura të romancës sëbashku dhe nuk mund të ishin më të lumtur. Aktori ka marrë pjesë në filmin e Spielberg, “West Side Story” që pritet të dalë së shpejti në kinema.