Vajzat holandeze në shërbimin ushtarak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjitha vajzave 17-vjeçare në Holandë, përfshirë princeshën Catharina-Amalia, këtë javë do t’u dërgohet ftesë për kryerjen e shërbimit ushtarak.

Shërbimi ushtarak aktiv u shfuqizua në vitin 1997, por një ndryshim në vitin 2018 në ligj thotë se edhe vajzave do t’u dërgohen ftesa kur të mbushin 17 vjeç.

Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Ank Bijleveld, njoftoi masën në rrjetet sociale, duke theksuar se djemtë dhe vajzat në vend jo vetëm që kanë të drejta të barabarta, por edhe detyra të barabarta.

“Por, ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen dhe nëse siguria e vendit është në rrezik mund të nevojitet të thirren të gjithë djemtë dhe vajzat”, tha Bijleveld në një video të postuar në rrjetet sociale.

Ftesa po ashtu do të informojë vajzat për mundësinë e tyre për të ndjekur një karrierë profesionale në ushtri.

Share This Article