Një tinejxhere afgane është lavdëruar për heroizmin e saj, pasi vrau dy militantë talebanë, të cilët ia kishin vrarë prindërit javën e shkuar.
Vajza, që besohet se është mes 14 dhe 16 vjeç, mori pushkën automatike A-47 dhe ndezi zjarr mbi militantët, duke vrarë dy prej tyre dhe plagosur disa të tjerë, shkruan BBC-ja.
Talebanët i shkuan në shtëpi, pasi babai i saj ishte mbështetës i qeverisë.
Fotoja e vajzës me pushkën automatike A-47 është bërë virale në rrjetet sociale.
Më pas militantët u kthyen në fshatin Griwa për të nxjerr hak, por hasën në rezistencën e fshatarëve dhe forcave qeveritare.
Zyrtarët thanë se vajza dhe vëllai i saj më i ri tashmë janë në një vend të sigurt.
Sipas mediave lokale, Ghor, ku është i vendosur fshati Griwa, është një nga provincat perëndimore më të pazhvilluara të Afganistanit dhe incidentet janë të shpeshta.
Talebanët nënshkruan një marrëveshje paqeje me SHBA-në në shkurt, por shumë prej anëtarëve vazhdojnë të kërkojnë rrëzimin e qeverisë.