Vaksina AstraZeneca aplikon për autorizim në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendimi nga organi rregullator i mjekësisë në Evropë pritet më 29 janar

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të martën pranoi kërkesën nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit për autorizimin e vaksinës së tyre kundër COVID-19, tha ajo në një deklaratë.

EMA tha se vendimi mund të shpallet më 29 janar në takimin e Komitetit të saj për Produkte Mjekësore për Përdorim Njerëzor (CHMP) nëse vaksina provohet të jetë e sigurt dhe efektive.

“Një afat i shkurtër kohor për vlerësimin është i mundur vetëm sepse EMA tashmë ka shqyrtuar disa të dhëna mbi vaksinën gjatë një rishikimi”, thuhet në njoftimin për shtyp.

EMA ka vlerësuar analizat nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut, vendet që miratuan vaksinën më parë, mbi sigurinë dhe efikasitetin e saj, tha agjencia, duke shtuar se ajo rishikoi gjithashtu “të dhëna nga studime laboratorike (të dhëna joklinike), të dhënat mbi cilësinë e vaksinës (mbi përbërësit e saj dhe mënyrën e prodhimit).

BE-ja autorizoi përdorimin e vaksinave kundër COVID-19 nga Pfizer-BioNTech më 21 dhjetor dhe Moderna në 6 janar.​​​​​​​

Share This Article