Vaksina Johnson&Johnson do të shpërndahet përmes COVAX-it, Kosova mund të jetë përfituese e saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se organizata e saj globale e shpërndarjes së vaksinave, COVAX ka hyrë në një marrëveshje për të shpërndarë qindra miliona doza të vaksinës Johnson&Johnson.

COVAX, i cili ka mbështetjen e OBSH-së dhe Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, dëshiron të sigurojë shpërndarjen e dy miliardë dozave të vaksinave të coronavirusit deri në fund të vitit 2021.

Programi synon të marrë të paktën 20 për qind të dozave për popullsinë e kombeve më të varfra në botë. 

Programi njoftoi në fillimë marsit se dëshiron të dorëzojë 237 milionë doza të vaksinës AstraZeneca në 142 vende deri në fund të majit, si dhe dozat e para të vaksinës Pfizer/BionTech.

Vaksina me dozë të vetme e Johnson&Johnson ofron mbrojtje të fortë kundër COVID-19, sipas një analize të rregullatorit amerikan që vendos bazat për një vendim përfundimtar për një vaksinë të re për t’u përdorur për të ndihmuar zbutjen e pandemisë.

Theksojmë se Kosova do të jetë një ndër përfituesit e vaksinave nga ky program ndërkombëtar, i cili ndihmon shtetet e varfra.

Share This Article