Autoriteti rregullator i shëndetësisë në Britaninë e Madhe ka miratuar vaksinën e Moderna për përdorim te fëmijët nga 12 deri në 17 vjeç, disa javë pasi edhe Pfizer mori të njëjtin autorizim. Vendimi vjen në prag të rihapjes së shkollave në vend. Agjencia Rregullatore për Produktet e Mjekësisë dhe Kujdesit Shëndetësor, konfirmoi se vaksina, që njihet si Spikevax, është e sigurt dhe efektive për këtë grupmoshë.
Ndërkohë që shumica e fëmijëve zhvillojnë simptoma të lehta ose pa simptoma fare ndaj Covid-19, ata janë në gjendje ta përhapin virusin te grupmoshat e tjera. Vaksina e Moderna u rekomandua për përdorim te adoleshentët edhe nga rregullatorët europianë në muajin korrik, ndërsa është në pritje të vendimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në datën 4 gusht, autoritetet në Britani thanë aprovimin për përdorimin e vaksinës Pfizer për 16 dhe 17-vjeçarët, përpara rihapjes së shkollave për vitin e ri mësimor në shtator.
Ndërkohë, përsa i përkët vaksinës së Moderna, Agjencia Rregullatore për Produktet e Mjekësisë dhe Kujdesit Shëndetësor në Britani deklaroi se nuk ka identifikuar asnjë efekt anësor dhe të dhënat e sigurisë ishin të krahasueshme me ato të të rinjve të rritur. Të vetmet efekte përfshijë dhimbje në krah ose lodhje. Varianti shumë infektiv, Delta i koronavirusit është bërë dominant në të gjithë botën.