Vaksinat parandalojnë vdekjet dhe sëmundjet serioze të variantit Delta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raporti i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) ka njoftuar se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e vdekjeve dhe sëmundjeve serioze të variantit Delta.

Në këtë raport po ashtu thuhet se vaksinat janë shumë efektive edhe në parandalimin e shtrimeve në spitale.

““Sidoqoftë, shifrat e Qendrës për Kontrollimin e Sëmundjeve tregojnë se vaksinat janë shumë efikase në parandalimin e sëmurjes, hospitalizimit dhe vdekjes te personat e vaksinuar, thanë ekspertët”, thuhet në këtë raport.

Varianti Delta, i cili e ka pushtuar Evropën, ditëve të fundit po del të jetë i pranishëm në 80 për qind të rasteve të koronavirusit edhe në Kosovë.

Varianti Delta i COVID-19 është përhapur me shpejtësi në Indi, SHBA, Britani, e shumë shtete tjera. Lehtësimi i masave mbrojtëse në këtë kohë është vlerësuar si rrezik për Evropën. Varianti Delta vlerësohet se është afërsisht 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, ose Kent.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë variant si variant shqetësues, i cili mund të përhapet më lehtë.

Share This Article