Vaksinat “Pfizer” e “Moderna” e ulin për 90% rrezikun nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vaksinat kundër COVID-19, të zhvilluara nga kompanitë “Pfizer”-“BioNTech” dhe “Moderna”, janë tejet efikase dhe e ulin për 90 për qind rrezikun nga infeksioni me koronavirus pas marrjes së dozës së dytë, ka treguar të hënën një studim i gjerë amerikan.

Gjetjet e studimit të ndërmarrë nga Qendrat amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse e konfirmojnë efikasitetin e këtyre vaksinave me bazë ARN-në, me anë të vrojtimit të tyre gjatë përdorimit mes qytetarëve, pas testimeve paraprake klinike.

Sipas studimit, shkalla e rrezikut nga infeksioni ka rënë për 90 për qind, dy javë pas administrimit të dozës së dytë. Këto të dhëna e konfirmojnë efikasitetin e vaksinave, të demonstruar në testimet masive klinike të kryera para autorizimit të tyre për përdorim emergjent nga Agjencia amerikane për Ushqim dhe Ilaçe.

Share This Article