Vaksinimi anti-Covid më 23 dhjetor fillon të jetept në vendet e BE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia Europiane e Barnave EMA pritet të japë aprovimin për përdorim urgjent të vaksinës Pfizer/BionTech, më 23 dhjetor.

Lajmin që e publikuar fillimisht në të përditshmen gjermane Bild që citonte burime pranë Komisionit Europian, e konfirmoi në një konferencë për shtyp edhe ministri gjerman i Shëndetësisë.

“Jemi optimistë se rreth datës 23 do të jepet leja dhe ky është lajm i mirë për gjithë vendet e BE-së, pasi së bashku do të punojmë bashkë me kompanitë farmaceutike për ta shpërndarë njëherësh në gjithë unionin”.

Si datë për nisjen e injektimit të dozave të para të vaksinës, kreu i shëndetësisë gjermane përmendi datën 26 të këtij muaji, por sipas tij ekziston mundësia që vaksinimi të nisë që për Krishtlindje.

Në të njëjtën datë, dozat e para do t’i injektohen shtresave të rrezikuara në të 27 vendet e unionit. Këtë e konfirmuan edhe autoritetet italiane. Të paktën 100 milionë doza do të injektohen brenda 3 muajve të parë të 2021-shit.

Vaksinimi me vaksinën Pfizer/BionTech nisi edhe në Shtetet e Bashkuara e Kanada. Doza e parë iu injektua edhe Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes në detyrë, Kristofer Miller.

Share This Article