Vaksinimi antiCovid-19 ul 92% numrin e viktimave në Britanin e Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa09065499 A Covid-19 vaccination centre sign outside Westminster Abbey in London, Britain, 10 March 2021. Westminster Abbey has opened its doors acting as a vaccination centre in London. More than twenty million people have already received their first dose of a Covid-19 vaccine in the UK. EPA/ANDY RAIN

Britania e Madhe nuk ka më rekordet europiane në renditjen e trishtuar të vdekjeve nga Covid-19 në raport me popullsinë.

Falë vaksinimit, ishulli pati vetëm 53 vdekje dhe vetëm 3 030 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Sukses është regjistruar edhe në fushatën e vaksinimit, me 38 milion të vaksinuar, përveç regjistrimit të 92% më pak vdekjeve.

Pas BM vjen Italia, ndërsa Spanja është një hap larg sa i përket përqindjes së viktimave.

Më keq janë Republika Çeke, Hungaria, Bullgaria, Belgjika dhe Sllovenia.

Britania e Madhe aktualisht ka 127 000 viktima në mbi një vit pandemi, thënë ndryshe 1 863 vdekje për një milion banorë, një proporcion i ngjashëm me atë të SHBA-së.

Në Europë, Republika Çeke është sot në 2 561 vdekje për një milion banorë, Hungaria  2 352, Bullgaria në 2 032, Belgjika 2 004, Sllovenia 1 971 dhe Italia 1 869.

Share This Article