Vaksinimi intensiv kundër Covid-19 ka shpëtuar 100000 jetë në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fushata intensive e vaksinimit ka kontrolluar dukshëm pandeminë në SHBA, sipas një raporti nga ekspertë të Shkollës së Shëndetit Publik të Jejlit.

Studimi arrin në përfundimin se ritmi me të cilin personat u vaksinuan ka shpëtuar më shumë se 100 000 jetë amerikanësh dhe ka parandaluar deri në 450 000 shtrime në spital.

Koordinatori i Përgjigjes COVID-19 i Shtëpisë së Bardhë, Jeff Zients paralajmëroi se “ka të ngjarë të vazhdojë të ketë një rritje të rasteve Covid midis amerikanëve të pavaksinuar dhe në komunitetet me norma të ulëta vaksinimi”, veçanërisht duke pasur parasysh përhapjen e variantit më të transmetueshëm Delta.

“Pothuajse të gjitha shtrimet në spital dhe vdekjet nga COVID-19 në SHBA tani ndodhin midis individëve të pavaksinuar”, shtoi ai.

Administrata e Biden është e angazhuar për të vaksinuar miliona individë më shumë gjatë muajve të verës.

Kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Ëalensky tha se varianti Delta po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin dhe vlerësohet të jetë varianti më i përhapur në SHBA.

Share This Article