ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 14 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 19 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 19 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 19 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 19 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Valbona dhe Vjosa/Sekretariati i Vjenës: Planet e mbrojtjes së mjedisit të veprojnë

albnews by albnews
17 November, 2021
in Albania
0
Valbona dhe Vjosa/Sekretariati i Vjenës: Planet e mbrojtjes së mjedisit të veprojnë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria ka marrë një notë pozitive për ecurinë e sektorit të energjisë në përgjithësi për vitin 2021 nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë por si rrallëherë që në hyrje të përmbledhjes raporti thekson dy masa që duhet të merren me urgjencë.

Theksi është vënë tek mbrojtja e mjedisit të lumenjve Vjosa dhe Valbonë që janë bërë jo rrallë objekt i kundërshtimit të shoqërisë civile dhe ambientalistëve sa i takon ndërtimit të hidrocentraleve.

RelatedPosts

Konsumuan karamele me kanabis dhe u paraqitën me urgjencë në spital, si paraqitet gjendja shëndetësore e 3 motrave në Korçë

Betohen në Presidencë Edi Rama dhe ministrat e rinj

FOTOLAJM/ Ja çfarë la pas shpërthimi në banesën e Mziut

“Shqipëria ka avancuar në drejtim të ndarjes së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, por krijimi i bursës është i vonuar. Në sektorin e gazit, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është bërë funksionale në fund të vitit të kaluar, por pa furnizim në tregun kombëtar. Ankande për projekte të energjisë së rinovueshme vazhdojnë me sukses. Planet për mbrojtjen e gjithanshme të mjedisit të lumenjve Vjosë dhe Valbonë duhet vihen në veprim. Si Palët e tjera Kontraktuese, Shqipëria ka nevojë për të ndryshuar legjislacionin e tij për vlerësimin e ndikimit në mjedis” thuhet në raportin për Shqipërinë.

I njëjti ndalet tek ndryshimet në Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) i miratuar në fund të vitit 2020.

“Megjithatë, ende ndryshimet nuk janë në përputhje me nenet 8 dhe 8 (a) të Direktivës 2014/52 / BE. Legjislacioni sekondar, veçanërisht aktet nënligjore për certifikimin e ekspertëve të VNM dhe kriteret e shqyrtimit të VNM-së, mungojnë. Shqetësimet e ngritura nga Sekretariati lidhur me mundësinë e miratimit të një projekti në kundërshtim vendimin për VNM paraprake ose deklaratës mjedisorë nuk janë adresuar. Për më tepër, perspektivat e zhvillimit të hidrocentraleve në lumenjtë Valbonë dhe Vjosë mbeten të paqarta. Konsultimet e hershme dhe efektive me publikun si dhe me autoritetet e tjera përkatëse kombëtare në procesin e vendimmarrjes duhet të mbështeten nga kanalet mediatikë tradicionalë dhe modernë” thuhet në dokument.

Sekretariati nënvizon se procedura e vlerësimit strategjik mjedisor (VSM) është iniciuar në draftin kombëtar për energjinë.

“VSM-të duhet të sinkronizohen me përgatitjen e planit apo programit me qëllim sigurimin e intergrimit të vlerësimeve mjedisore. Vendimi për cilësinë e disa lëndëve djegëse të lëngshme të përdorura për ngrohje, transportit, civil, industrial apo transportin detar i Qershorit 2019 transpozon Direktivën e squfurit në karburante, duke përfshirë dispozitat mbi karburantet detare. Vendimet e nivelit ministror për të zbatuar detyrimet për zvogëlimin e përmbajtjes së squfurit të disa lëndëve djegëse të lëngëta, veçanërisht në lidhje me dispozitat për kampionimin dhe analizat, mungojnë” sjell në vëmendje sekretariati./MONITOR

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result