Kosova
Valdete Daka kërkon nga Avokati i Popullit që shkarkimi i saj nga presidentja Osmani të dërgohet në Kushtetuese
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka dorëzuar sot një kërkesë te Avokati i Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani.
Daka në një deklaratë për media tha se duhet të hiqet njëherë e përgjithmonë dilema se a ka pasur të drejtë presidentja Osmani ta shkarkojë ose jo.
“Sot dorëzova aneksen time te Avokati i Popullit dhe shpresoj se në kuadër të kompetencave që ka si institucion i pavarur do ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe në emër tim ta bëj kërkesën që të shqyrtohet kushtetutshmëria e vendimit të presidentes për shkarkim tim”, tha ajo, raporton Telegrafi.
Sipas saj, sidomos pas raportit të Bashkimi Evropian, mendon se edhe Avokati i popullit ka bazë të ligjore dhe arsye të mjaftueshme që kërkesën e saj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo ka dhënë përgjigje edhe rreth asaj pse ka pritur deri tani ta dërgojë ankesën.
“Kam prit sepse kam konsideru se deputetët që e kanë këtë të drejtë kushtetuese do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e Kushtetutshmërisë së vendimit të zonjës Osmani, pra presidentes, mirëpo meqenëse deputetët si duket nuk kanë pasur shumë gatishmëri dhe ndërkohë meqë ishte fushatë zgjedhore nuk kam dashur që kërkesa ime të shfrytëzohet nga askush dhe të marr pronësinë mbi kërkesën time dhe po ashtu kam pritur të përfundoj raundi i parë i zgjedhjeve…”, tha ajo.
“Të hiqet njëherë e përgjithmonë dilema se a ka pasur të drejtë presidentja të më shkarkojë ose jo. Mos të mbetet kjo çështje e pa adresuar dhe të mos bëhet kjo precedent që mund të jetë e rrezikshme dhe të shfrytëzohet sa herë që dikujt nuk i pëlqen personaliteti i kryetarit të KQZ-së”, tha më tej Daka.
Ajo është përgjigjur edhe rreth akuzave ndaj saj se si kryetare e KQZ ka ndërhyrë në vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme.
“Është për të ardhur keq si një juriste, sidomos kur flet e para e shtetit se unë kam ndërhyrë në vendimet e PZAP-it. Të ndërhysh në vendimet e një institucioni të pavarur është vepër penale. Për më tepër nëse ka dijeni për ndërhyrjen time të paligjshme është dashur të bëj kallëzim penal, e jo të më shkarkojë”, tha ajo.
Kosova
Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.
Kosova
KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë
Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.
Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.
NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.
Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.
Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).
Kosova
KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e parë pas mbylljes së vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se tashmë veçse ka nisur numërimi i votave.
“Aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike. Ky është një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Radoniqi.
Në mbledhje gjithashtu u bë e ditur se sonte do të publikohen rezultatet preleminare.
Radoniqi theksoi se ato do të dalin rreth orës 23:00.
“Rezultatet preleminare rreth orës 10:30 apo 23:00 kur do ta mbajmë konferencën për rezultatet preleminare”, tha Radoniqi.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania9 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania9 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK1 day agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania10 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK8 hours ago
Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Bota9 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
-
Kosova10 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
