Valmir Veliu është vlerësuar lojtari më i mirë i javës së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Nga votat e lexuesve të www.koha.net, Veliu i Llapit ka qenë bindshëm lojtari më i votuar.
Ai fitoi 51.6 % të votave, ndërsa në vendin e dytë mbeti Gerhard Progni i Gjilanit me 26.7 % të votave. Në vendin e tretë ishte Alfer Firmino i Llapit me 8.5 %, kurse në vendin e katërt u rendit Ronald Soboëale i Malishevës me 7.2 % të votave.
Me 5.9 % mbeti Marko Simonovski i Dritës.