Kandidati i PDK-së për deputet, Valon Grabovci ka premtuar se si deputet do të iniciojë idenë që bizneset e reja të lirohen nga TVSH-ja për dy vitet e para, në mënyrë që të kenë kohë të fillojnë një zhvillim të mbarë.
Grabovci në një intervistë, po ashtu thotë se përkushtimi i tij kryesor është në zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ai po ashtu deklaron se si djalë i dëshmorit e ndjen për obligim të punojë për vendin.
“Për mua është një nder i madh që mund t’i shërbejë vendit tim në këtë kohë. Babai im ishte luftëtar i UÇK-së ka dhënë jetën për Kosovën. Ndërsa unë si djalë i dëshmorit e ndjej si obligim, që të punoj për vendin dhe të jap kontributin tim maksimal për një Kosovë të zhvilluar”, thotë Grabovci.
Intervista e plotë e Grabovcit për informatat.com: