Valutat kryesore forcojnë pozitat në këmbim me lekun

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten valutat kryesore forcuan pozitat në këmbim me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro këmbehet me 122.57 lekë ose 0,01 lekë më shumë se një ditë më parë dhe dollari amerikan këmbehet me 110.85 lekë ose 0,21 lekë më shumë se ditën e enjte.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor.

Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar amerikan USD 110.85 +0.21

Euro EUR 122.57 +0.01

Poundi britanik GBP 142.65 -0.55

Franga zvicerane CHF 111.53 -0.13

Share This Article