ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 11 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 12 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 12 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 12 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Van der Leyen: Evropa dhe Ukraina do të triumfojnë kundër Rusisë

albnews by albnews
14 September, 2022
in Bota
0
Van der Leyen: Evropa dhe Ukraina do të triumfojnë kundër Rusisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Evropa dhe Ukraina do të triumfojnë kundër Rusisë tha sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo iu drejtua me një fjalim deputetëve evropianë në Parlamentin Evropian në Strasburg të Francës duke folur veçanërisht për krizën e energjisë. Në mesin e propozimeve të përmendura ishte edhe reduktimi i përdorimit të energjisë elektrike në orët e mbrëmjes si dhe vendosja e një kufiri mbi të ardhurat e kompanive që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët. Në anën tjetër Moska ka thënë se Rusia mund të gjejë treg për të zëvendësuar bllokun 27 vendësh të Evropës me një kontinent tjetër.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në një seancë të Parlamentit Evropian në Strasburg të mërkurën se “Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë” në luftën kundër Rusisë.

RelatedPosts

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

VIDEO/ Ishte nisur drejt Amerikës, kapet ngarkesa me 12 ton kokainë, rekord historik

“Le të jemi shumë të qartë. Ka shumë rrezik jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën dhe botën në përgjithësi dhe ne do të viehmi në provë nga ata që duan të shfrytëzojnë çdo lloj ndarjeje mes nesh. Kjo nuk është vetëm një luftë e nisur nga Rusia kundër Ukrainës. Kjo është gjithashtu një luftë për energjinë dhe ekonominë tonë, luftë kundër vlerave tona. Bëhet fjalë për autokracinë kundër demokracisë dhe unë qëndroj këtu me bindjen se me guximin e nevojshëm dhe me solidaritetin e nevojshëm, (Presidenti rus Vladimir) Putin do të dështojë dhe Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë”, tha zonja van der Leyen.

Putin do të dështojë dhe Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë – van der Leyen
Ajo kishte veshur rroba me ngjyrat kombëtare të Ukrainës, me bluzë të kaltërt dhe xhaketë të verdhë, kur e mbajti fjalimin.

E pranishme në Parlamentin Evropian ishte edhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska ndërsa shefja e Komisionit Evropian njoftoi se të mërkurën niset për vizitë në Kiev.

Gjatë fjalimit, zonja von der Leyen u ndal veçanërisht tek çështja e energjisë duke thënë se tregu i gazit nga Rusia nuk po funksionon më.

“Vitin e kaluar, gazi rus përbënte 40% të gazit tonë të importuar. Sot, ai ka rënë në 9%. Por, ne gjithashtu shohim se Rusia vazhdon të manipulojë në mënyrë aktive tregun tonë të energjisë. Dua të them, ata preferojnë t’ia vënë flakën gazit në vend që ta dërgojnë atë në Evropë sipas kontratave që ekzistojnë. Pra, ky treg nuk funksionon më”, tha presidentja e Komisionit Evropian, van der Leyen.

Zonja von der Leyen gjithashtu sugjeroi që të reduktohet edhe konsumimi i energjisë elektrike në vendet anëtare sidomos në orët e mbrëmjes kur përdorimi i dritave është më i lartë.

Kremlini në anën tjetër minimizoi ndikimin e humbjes së shitjeve të gazit në Evropë në ekonominë e Rusisë.

“Evropa nuk është konsumatori i vetëm i gazit natyror dhe jo i vetmi kontinent që ka nevojë për të. Ka rajone që po zhvillohen me një ritëm shumë më të shpejtë dhe kanë plane zhvillimi shumë më ambicioze. Për këto rajone, kërkesa për gaz do të jetë në gjendje të kompensojë plotësisht mungesën e kërkesës në Evropë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Çmimet e energjisë dhe inflacioni janë rritur në të gjithë Bashkimin Evropian pasi Moska shkurtoi furnizimet me gaz si përgjigje ndaj sanksioneve. Kjo ka nxitur sidomos të djathtën ekstreme evropiane të argumentojë se sanksionet po godasin më shumë BE-në dhe ato duhet të zbuten.

Shefja e Komisionit Evropian tha se BE propozon vendosjen e një kufiri për të ardhurat e kompanive që prodhojnë energji elektrike me kosto të ulët. Këto të fundit, prej vendosjes së sanksioneve, kanë siguruar të ardhura që sipas zonjes von der Leyen “nuk i kishin llogaritur, as ëndërruar më parë”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result