Vangjel Dule: Matematikisht Kuvendi ka rënë, Meta të shpërndajë Parlamentin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, duke iu referuar zëvendësimit të mandateve shkruan në Twitter, se tashmë kjo edhe matematikisht nuk është më e mundur, e nuk mund të plotësohen më 140 vende në Kuvend.

Përmes postimit në “Twitter”, ai i bën thirrje Presidentit Meta që të nisë procedurat për shpërndarjen e Parlamentit.

“Pavarësisht farsës së zëvendësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij.”, shkruan Dule./Top Channel/

Share This Article