Vangjush Dako dhe Fredi Beleri transferohen nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, zbulohet arsyeja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit “vip” si Vangjush Dako apo Fredi Beleri të transferohen nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Mësohet se këto masa janë marrë me qëllim rritjen e sigurisë në burgje, pas ngjarjes së fundit në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin.

Në sektorin “Vip”, mbaheshin ish-zyrtarë, ish-prokurorë e ish-ministra në gjykim apo nën hetim për korrupsion, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.

ÇFARE NDODHI NE BURGUN E PEQINIT

Më 15 dhjetor Arben Lleshi, i dënuar me burgim të përjetshëm mbeti i vrarë ndërsa Ilir Shaqja edhe ky i denuar me burgim te perjetshem u plagos.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Sokol Mjacaj, i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri me dije se kishte pasur një konflikt mes tre të burgosurve dhe se fillimisht dy prej tyre ishin plagosur, ndërsa Mjacaj ishte vënë nën kontroll.

Share This Article