Vangjush Dako kërkon lirinë, zbulohet data e seancës në Apel, gjyqtarja që ka në dorë fatin e tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i arrestuar për shpërdorim detyre në dy raste, do të dalë përballë gjykatës së apelit të posaçëm më 18 korrik në orën 10.

Seanca në apel do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka. Dako u arrestua me 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshi me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuar 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.

Pse u arrestua Vangjush Dako

SPAK kërkoi arrestimin e Vangjush Dakos dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë në Bashkinë e Durrësit për shkak të ndërtimit të kateve shtesë pa leje të një pallati në qytetin e Durrësit në 2010.

Pallati u ndërtua pa leje dhe ishte planifikuar për 7 kate. Ish-kryebashkiaku firmosi lejen e tij në vitin 2014 teksa ishte bërë 11 kate. Gjithashtu studimi sizmologjik ishte bërë për vetëm 7 kate, duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve.

Episodi i dytë lidhet me tenderin e shëtitores së plazhit. Grupi i punës i ngritur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili kishte detyrë të përcaktonte fondin limit për tenderin, rezulton se ka bërë gabim në llogaritje, duke e dhjetëfishuar vlerën dhe duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë Lekë.

Share This Article