Edhe Gjirokastra ashtu si pjesa me e madhe e Shqipërisë po përballet me mot me temperature përvëluese. Kjo gjë nuk e ka penguar aspak ardhjen e turistëve në qytetin e gurtë. Ata shprehen se pavarësisht temperaturave të larta evitojnë daljet në orët e pikut të vapës
“Prej 2 ditësh kemi ardhur me një grup prej 6 personash nga Spanja. I nxehti filloi që në mëngjes, ne po përpiqemi t’i shmangim daljet e mesditës dhe po rrimë në ambiente të freskëta”, thotë një vizitor.
“Jemi nga Madridi. Edhe pse temperaturat janë të larta, ne po përpiqemi të kujdesemi për veten duke pirë sa më shumë lëngje dhe duke u ushqyer shëndetshëm. Por në të njëjtën kohë të vizitojmë edhe këtë qytet kaq të bukur dhe interesantë”, shprehet një tjetër.
Edhe qytetarët gjirokastrit shprehen se po tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta.
“Nuk dalim në vapë, rrimë në shtëpi me kondicioner”, thotë një qytetare.
“Rrimë në hije nuk dalim, me freskuese”, shprehet një tjetër.
Temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin e Gjirokastrës, sipas meterologëve do të jenë të pranishme përgjatë gjithë muajit korrik, ku pritet të kalojnë edhe 40 gradë celsius.