Derrat mbretërorë të Uellsit po lyhen me krem dielli me faktor mbrojtës 50 që ata të mos digjen nga dielli ndërsa temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar rriten edhe më shumë.
Disa pronarë derrash i kanë lyer kafshët e tyre me krem ??kundër diellit ndërsa disa të tjerë po i mbulojnë me peshqir të ftohtë të lagësht për t’i mbajtur ata të freskët. Një fermer duke folur për mediat tha:
Derrat nuk e lëshojnë nxehtësinë ashtu si kafshët e tjera, kështu që është e vështirë t’i mbash të freskët. Ne vendosim peshqirë të lagur të ftohtë mbi to, por duhet patur kujdes që nxehtësia të mos i thajë peshqirët shumë shpejt në mënyrë që t’i ngrohë përsëri. Pra, ne do t’i mbajmë ato në hije sa më shumë që të jetë e mundur.
Një emergjencë kombëtare është shpallur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për shkak të motit të nxehtë.
Udhëtarët janë paralajmëruar të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme dhe disa shkolla u kanë thënë nxënësve të veshin veshje sa më të freskëta. Ndërkohë ditën e sotme u raportuar se fluturimet në aeroportin e Luton janë anuluar pasi pista e avionëve ka nisur të shkrihet për shkak të nxehtësisë.