“VAR-i” ia mohon fitoren Cityt, ndan pikët me Tottenhamin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City e Tottenhami kanë ndarë pikët, në derbin e javës së dytë në Premier Ligë dhe me “VAR-in” që ia mohoi pikët e plota Cityt.

2 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Sterlingu shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 20, derisa shifrat pas vetëm tre minutave i barazoi Lamela.

Në minutën e 35 Aguero e riktheu epërsinë e Manchester Cityt, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

E në pjesën e dytë Tottenhami arriti të barazojë shifrat me Lucasin, i cili shënoi me kokë në minutën e 56 të lojës.

Në minutën e fundit shtesë City arriti të shënojë golin e tretë për Gabriel Jesusit, por atë e anuloi “VAR-i” pasi me dorë kishte luajtur Laporte.

Share This Article