Komisionari për Zgjerim, Oliver Varheji në Forumin për Shoqëri Civile në Ballkanin Perëndimor në Shkup, deklaroi se qytetarët në rajon fuqishëm e mbështesin anëtarësimin e rajonit në Bashkimin Evropian, përcjell Alsat.
Varheji gjithashtu theksoi se për të pasur sukses në zgjerimin e BE-së, duhet të ketë përkushtim.
“Mbi të gjitha, suksesi në zgjerim kërkon angazhim. Ky është investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe rritje ekonomike. Anëtarësimi nuk është vetëm përparësi politike e elitave politike në këto vende, kjo është reflektim i opinionit të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor, të cilët mbështesin fuqimisht integrimin e plotë të rajonit në BE”, theksoi Varheji.

