Varheji: BE-ja mund t’i hap negociatat me Shkupin dhe Tiranën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që ta ruajë kredibilitetin e tij, Bashkimi Evropian duhet ta përshpejtojë eurointegrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe ky proces të jetë shumë më dinamik, theksoi eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji në mbledhjen plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Varheji theksoi se BE-ja duhet t’i hapë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sepse dy vendet i plotësuan kushtet që u ja vendosur.

Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor, sipas tij mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse BE-ja i plotëson premtimet që i ka dhënë, ndërsa për këtë nevojitet proces më i shpejtë dhe më dinamik.

“Gjatë përgatitjeve të gjata dhe procesit negociues do të na nevojitet kontroll shumë më i fuqishëm me pjesëmarrje maksimale të vendeve anëtare. Në të kundërtën rrezikojmë përforcim të forcave të cilat do të mund t’i shkaktojnë dëm procesit negociues”, përfundoi Varheji.

Share This Article