Varhely: BE-ja çel negociatat me Shkupin dhe Tiranën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së u dakorduan për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në takimin e parë të realizuar online, ministrat vlerësuan se me metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga Komisioni Evropian dhe me progresin e deritanishëm të Shkupit e Tiranës janë tejkaluar barrierat për fillim të negociatave për anëtarësim.

Pas vendimit pozitiv në Këshillin e Ministrave mbetet që Komisioni Evropian të përgatisë kornizën negociuese për dy shtetet dhe përfundimisht institucioni më i lartë vendimmarrës, Këshilli Evropian të sjellë vendimin për fillimin e negociatave. Sekretarja shtetërore kroate, Zgombic e cila udhëhoqi takimin vlerësoi se vendimi i sotëm përcon mesazh të rëndësishëm për gjithë rajonin.

Ndërkaq eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhei tha se vendimi i sotëm kthen kredibilitetin e BE-së.

Share This Article