Varhelyi: BE vendim pozitiv për Shqipërinë para samitit të Zagrebit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shpresoj që vendet anëtare të BE-së do të marrin një vendim pozitiv përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj, deklaroi sot komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Pas paraqitjes së raportit nga komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, ky i fundit tha se ”pas miratimit në shkurt të metodologjisë së rishikuar për procesin e pranimit, ne sot po prezantojmë përditësimet tona për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

”Ato tregojnë se këto vende kanë arritur rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018”, shtoi ai.

”Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që shtetet anëtare do të marrin një vendim pozitiv përpara samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj”, theksoi Varhelyi.

Share This Article