Varhelyi flet me Hotin për rinisjen e dialogut dhe vizat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka biseduar sot me Komisionarin për Zgjerim të BE’së, Oliver Varhelyi, me të cilin kanë diskutuar për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, dialogun me Serbinë dhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajmin për bisedën e ka bërë publik vetë Komisionari për Zgjerim, duke thënë se me Hotin kanë diskutuar për nevojën e rinisjes së dialogut me Serbinë dhe për vizat.

“Diskutim i mirë dhe konkret me kryeministrin e Kosovës për bashkëpunimin në të ardhmen, për reformat drejt integrimit evropian, rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë me COVID-19, planet për investime në të ardhmen. Folëm gjithashtu edhe për nevojën që të rinisë dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave”, ka shkruar Varhelyi.

Share This Article