Po analizojmë marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e flukseve migratore, “është një model interesant”, deklaroi Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Jashtëm të Dhomës Evropiane.
“Tashmë ka një bashkëpunim të mirë të sigurisë mes Shqipërisë dhe Italisë, për shembull përpjekjet e mëdha të Policisë Financiare në vitet 2020 dhe 2021 që ndryshuan realitetin në terren. Kështu që unë besoj se çdo lloj bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë për sigurinë për Europën duhet vlerësuar dhe ne jemi të gatshëm të kontribuojmë”, theksoi ai.
Marrëveshja e nënshkruar me shtetin shqiptar respekton të gjitha rregullat e komunitetit, shumë të ndryshme nga marrëveshje të tjera që janë bërë nga vende të tjera, deklaroi të mërkurën ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili ndodhet në një takim të ministrave të G7-s në Tokio.
”Ajo ka qëllim të garantojë siguri maksimale në mënyrë që ata që nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë të drejtë të hyjnë Italia të mund të kthehen në vendet e origjinës”, theksoi Tajani.