Varhelyi: Të votohet marrëveshja e 5 qershorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, ku të hënën e 20 korrikut, do të mblidhet Këshilli Politik.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi shkruan se është diçka e mirë që ky Këshill do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor.

Por ai ripërsëriti thirrjen e tij, dhe të faktorit ndërkombëtar, se marrëveshja e 5 qershorit duhet të ruhet dhe të votohet sa më shpejt në ligj.

Postimi  i Varhelyi në Twitter:

”Reforma zgjedhore në Shqipëri: Diçka e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit duhet të ruhet dhe votohet në ligj sa më shpejt pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në Bashkimin Europian.”

Share This Article