Varianti afrikano-jugor i koronavirusit shfaqet në Poloni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Varianti afrikano-jugor i koronavirusit është shfaqur edhe në Poloni, ka thënë të premten ministri i Shëndetësisë i vendit, Adam Niedzielski, teksa ky shtet po përgatitet për valën e tretë të pandemisë.

“Përveç variantit britanik, është shfaqur edhe varianti i Afrikës së Jugut”, ka thënë ai në një konferencë shtypi, raporton “Guardian”.

Polonia të premten njoftoi për 8.777 infeksione të reja me koronavirus dhe 241 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.623.218 dhe numrin e përgjithshëm zyrtar të vdekjeve në 41.823. Të enjten, Polonia konfirmoi 9.073 infeksione të reja dhe 273 vdekje.

Nga rastet e reja të konfirmuara të premten, 1.427 ishin në rajonin qendror të Mazowieckie, i cili përfshin kryeqytetin kombëtar, Varshavë.

Share This Article