Varianti Delta i Covid, 60% më i transmetueshëm, më rezistent ndaj vaksinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një studim i Institutit të Shëndetit Publik në Britani doli në përfundimin se varianti indian Delta i Covid-19 është rreth 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, që u shfaq në Angli, dhe vaksinat janë më pak efektive kundër tij.

Më shumë se 90% e rasteve të reja Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë aktualisht me variantin Delta. I identifikuar fillimisht në Indi, ai është më dominues në Britani sesa Alpha, përcjell “A2”.

Që nga java e kaluar, numri i rasteve të varianteve Delta në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë rritur me 70%, në mbi 42 mijë.

Studimi tregon që varianti Delta shoqërohet me një rrezik afërsisht 60% të shtuar të transmetimit krahasuar me atë Alpha. Vlerësimi më i fundit i rrezikut Covdi-19 raporton se vaksinat janë më pak efektive ndaj Deltës, me 17% pas një doze. Por kishte pak zvogëlim të efikasitetit pas dy dozave, që do të thotë se marrja e një doze të dytë është integrale për mbrojtjen kundër variantit Delta. (Irma)

Share This Article