Në samitin e fundit të BE, si kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel paralajmëroi se kontinenti I vjetër është në rrezik, ndërsa ekspertët thonë se deri në fund të gushtit, varianti delta do të përbëjë 90% të rasteve në Evropë.
Kancelarja u bëri thirrje liderëve të tjerë të bllokut të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë BE-së, të tilla si Britania e Madhe, ku ka përhapje të lartë të variantit indian.
“Jemi seriozisht të shqetësuar për variantin Delta. Do të loboj për një qasje më të koordinuar, veçanërisht në lidhje me udhëtimet nga rajone ku varianti është përhapur”, tha Merkel.
Po ashtu, presidenti francez Emanuel Macron i kërkoi shteteve të tjera anëtare të jenë jashtëzakonisht vigjilentë në lidhje me variantin, i cili është zbuluar për herë të parë në Indi.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi varianti Delta po vjen. Ai po përhapet më shpejtësi më të lartë se sa variantet e tjera, dhe po shohim se prek qytetarët e pavaksinuar dhe ata që kanë marrë vetëm një dozë. Kjo na shtyn të përshpejtojmë edhe më tej fushatën e vaksimimit”, tha ai.
Përhapja e variantit indian mund të pengojë planet për heqjen e kufizimeve gjatë verës. Varianti Delta, i cili është bërë dominues në Britaninë e Madhe, mendohet të jetë 40-60% më i transmetueshëm.
Portugalia po përjeton rritje të rasteve, kryesisht në Lisbonë, ndërsa në rusi varianti ka nxitur një valë të riinfektimesh me mbi 20 mijëra raste e mbi 500 jetë të humbura ditore. Të dhënat paraprake sugjerojnë se varianti po infekton kryesisht personat e pavaksinuar, apo ata që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës.