Qeveria franceze synon të mos ulë vëmendjen përballë kërcënimit shumë përhapës të variantit Delta dhe për të mbajtur presionin mbi vaksinimin, ndërkohë që pragu i gjysmës së francezëve të vaksinuar me dozën e parë kundër COVID-19 është kaluar.
”Varianti Delta po përparon dhe përbën tashmë 20% të rasteve të reja të COVID-19 në Francë, dyfishi i javës së kaluar”, theksoi ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran.
Të mërkurën e kaluar, zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal vlerësoi praninë e variantit Delta, i cili u shfaq në Indi në prill, në mes të 9 dhe 10% të rasteve të reja të Covid-19 në Francë.
“Ai po përparon në përqindje dhe në vlerë absolute sepse numri i rasteve po zvogëlohet”, nënvizoi ministri.
”Në nivel kombëtar, për momentin, shkalla e incidencës (numri i rasteve të reja për 100 000 banorë) vazhdon të ulet, ne jemi në 18, domethënë 20 deri në 30 herë më pak se gjatë pikut”, shpjegoi ministri, një ditë para heqjes së kufizimeve në vendet e mbyllura (restorante, kinema, etj).