Varianti “Delta” pushton Europën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tashmë konfirmohet zyrtarisht se varianti “Delta” i koronavirusit apo i njohur ndryshe si variant indian është ai që dominon në kontinentin europian.

Në një njoftim të përbashkët të Qendrës Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe OBSH, konfirmojnë se shumica e rasteve të reja të infektimeve me koronavirus në Europë janë nga varianti indian, i cili sipas studimeve përhapet më shpejt, shkruan a2news.

ECDC dhe OBSH iu bëjnë thirrje edhe njëherë të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundje kronike, apo grupeve të tjera të riskut që të marrin sa më shpejt të dyja dozat e vaksinës për të qenë më të sigurt.

Share This Article