Varianti i ri i koronavirusit zbulohet edhe në Francë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lloji më ngjitës i COVID-19 u has në një francez i cili erdhi në Tours të Francës më 19 dhjetor nga Londra, thanë autoritetet shëndetësore

Lloji i ri më ngjitës i koronavirusit të ri (COVID-19) u zbulua edhe në Francë tek një person që ka pasur kontakt me Britaninë.

Në një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik thuhet se lloji më ngjitës i COVID-19 u has në një francez i cili erdhi në Tours të Francës më 19 dhjetor nga Londra. Siç thuhet, megjithëse personi në fjalë nuk ka shfaqur simptoma, ai është karantinuar dhe kanë filluar hetimet për të identifikuar personat me të cilët ai mund të ketë pasur kontakt.

Siç theksohet, varianti i ri i virusit mund të haset edhe te persona të tjerë në vend që nga sot dhe se virusi ngjitet dhe depërton shpejt në qelizat e njeriut.

Departamenti i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar kishte njoftuar zbulimin e një varianti të ri më infektues të COVID-19, me çka shumë vende, përfshirë Turqinë, vendosën kufizime në udhëtimet me Britaninë.

Share This Article