Varianti indian i koronavirusit 40% më ngjitës se varianti britanik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Varianti indian i koronavirusit ose ndryshe varianti Delta i cili rrezikon heqjen e masave të fundit kufizuese në Britani, transmetohet me 40% më shumë se variant Alfa (varianti britanik) , i cili deri më tani dominon në Mbretërinë e Bashkuar, tha në një intervistë për BBC, ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.

Sipas Hancock, ky variant, i identifikuar së pari në Indi , përbën një sfidë të shëndetit publik dhe qeveria është “e hapur” për shtyrjen e heqjes së plotë të masave të planifikuara për 21 qershor, nëse konsiderohet e përshtatshme.

Sipas gazetave britanike, qeveria po shqyrton shtyrjen e datës së hapjes dy javë më vonë me vendimin që pritet të shpallet në 14 qershor.

I pyetur nëse masa mbrojtëse siç është përdorimi i maskave  do të mbahen  në planin afatgjatë,  ministri u përgjigj  “nuk mund ta përjashtojmë atë”.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të reja të koronavirusit në ditët e fundit, numri i pacientëve me Covid-19  mbetet i qëndrueshëm dhe, siç siguroi Hancock, shumica e pacientëve janë pacientë të pavaksinuar.

Britania, vendi më i goditur i Evropës me pandeminë, me gati 128,000 të vdekur, ka vaksinuar më shumë se 40 milionë persona me dozën e parë, ndërsa më shumë se 27 milionë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Share This Article