Varianti “Mu” i Covid-19 shfaqet në Ballkan

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare Greke e Shëndetit Publik (EODY) në Greqi janë regjistruar 6 raste me variantin “Mu”

Në Greqi është shfaqur varianti “Mu” i koronavirusit të ri (COVID-19) i cili është shfaqur për herë të parë në Kolumbi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare Greke e Shëndetit Publik (EODY) në Greqi janë regjistruar 6 raste me variantin “Mu” për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka informuar se ka pësuar mutacione më rezistente ndaj vaksinave por që ka nevojë për më shumë hulumtime mbi këtë çështje.

Dy nga rastet janë konfirmuar në testet e kryera në hyrje të aeroportit “Eleftheros Venizelos” në kryeqytetin grek Athinë ndërsa 4 rastet e tjera në Argolida, Attiki dhe Ahaia.Reklamë

Ndërkohë Delta vazhdon të jetë varianti dominues i COVID-19 në Greqi, raporton AA.

Mbi 90 për qind e të pacientëve të intubuar janë të pavaksinuar

Në vendin ku vazhdojnë debatet për vaksinat dhe vaksinimin e detyrueshëm, sipas të dhënave të EODY 91.7 për qind e 332 pacientëve të intubuar që vazhdojnë trajtimin nëpër spitale, përbëhet nga persona që nuk janë vaksinuar ose që nuk kanë përfunduar vaksinimin.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Greqi për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 13.777 persona ndërsa numri i rasteve ditore vazhdon të jetë rreth 3 mijë.

Share This Article