Variantit të ri, BE-ja do që t’i ndalojë fluturimet nga Afrika Jugore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian tha të premten se dëshiron të ndalojë udhëtimin ajror nga Afrika Jugore, për të parandaluar përhapjen e një varianti të ri COVID-19.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha në një deklaratë se ajo “propozon, në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare, të aktivizohet frena emergjente për të ndaluar udhëtimin ajror nga rajoni i Afrikës Jugore”, shkruan AP.

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Afrikën e Jugut që shkencëtarët thonë se është shqetësues për shkak të numrit të lartë të mutacioneve dhe përhapjes së shpejtë mes të rinjve në Gauteng, provinca më e populluar e vendit.

Share This Article